Kosova
Policia merr në mbrojtje kreun e PDK-së dhe atë të LDK-së
Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitarë, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kështu ka konfirmuar Safet Jashari, udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.
“Po, është e vërtetë se u kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net, përcjell Albinfo.ch.
Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.
“Nuk mund të flas, sepse këto të dhëna janë konfidenciale”, tha Jashari.
Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar se nga sot Policia ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Nga sot një patrullë e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë te kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.
Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën se njëjtë mbrojtje e afërt, qysh dje i është ofruar nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












