Kosova
Si u sulmua policia e Kosovës dje në Leposaviq, në veturë u zbuluan 11 migrantë
Raportohet se policia e Kosovës është sulmuar dje në Leposaviq nga një person që dyshohet se po barte 11 migrantë, përcjell albinfo.ch.
Referuar policisë, pas ndalesës ai ka ikur vrullshëm nga policia, duke rrezikuar kështu jetën e zyrtarëve.
Kështu për të ndalur sulmin policia ka shtënë në drejtim të të dyshuarit.
Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga të gjitha njesitet relevante.
“Leposaviq 08.11.2023 – 01:00. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm, me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit. Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti është në procedurë hetimore nga të gjitha njësitet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












