Shqipëri
“Euronews”: Alpet Shqiptare, mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë
Evropa ka një mori destinacionesh të përshtatshme për ski dhe për t’u eksploruar, shkruan gazetarja Katy Dartford në një artikull të publikuar në euronews.travel me qendër në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Tutje artikulli shkruan se kur imagjinoni skijimin në Evropë, të parat që ju vijnë në mendje jane Alpet, duke kaluar nëpër Francë, Zvicër, Austri dhe Itali.
Por, kontinenti ka shumë destinacione alternative që ofrojnë peizazhe dhe kultura unike, dhe disa nga masivet malore më të bukura në botë.
Alpet Shqiptare janë renditur mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë.
Bjeshkët e Nemuna
“Bjeshkët e Nemuna”, një vargmal në gadishullin e Ballkanit perëndimor, thuhet se ofrojnë një nga vendpushimet më të mira për ski në Evropë.
Kufiri malor midis Malit të Zi dhe Shqipërisë veriore, i njohur gjithashtu si Alpet Shqiptare pret vizitorë gjatë sezonit dimëror.
Sipas folklorit vendas, “Bjeshkët e Nemuna” u krijuan nga djalli kur u lëshua nga ferri për një ditë të vetme të keqe.
Sipërfaqja e pjerrët shkëmbore dhe akullnajat e mëdha thuhet se të kujtojnë “Alpet Dolomite” italiane dhe praktikisht të padepërtueshme gjatë verës me vetëm një seri kalimesh të larta që lidhin një numër të vogël fermash fermash në lugina, shkruan atsh.
Këtu ndihesh larg, shumë larg Evropës së shekullit XXI.
Si pjesa më e lartë e të gjithë Alpeve Dinarike, të cilat kalojnë zig-zag në të gjithë gadishullin e Ballkanit perëndimor, “Bjeshkët e Nemuna” ofrojnë linja të pjerrëta skijimi nga majat, si Maja e Jezercës me pamje mahnitëse të Shqipërisë veriore, Kosovës dhe verilindjes së Malit të Zi.
Pikat turistike më të bukura janë rreth luginës së Valbonës dhe Thethit.
Këtu mund të qëndroni në shtëpitë pritëse ose në një nga bujtinat dimërore.
Nuk ka opsione “apres-ski”, për aktivitete pas skive, por mund të ngroheni duke provuar rakinë e kumbullës të bërë në shtëpi, një pije tradicionale shqiptare.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025












