Kosova
Kurti në Paris: Serbia dëshiron ta shohë ndarjen e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia dëshiron ta shohë ndarjen e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka thënë ai gjatë pjesëmarrjes në diskutimin me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një botë më të sigurt” përpara anëtarëve të organizatës socialdemokrate në Evropë, ku sot u bë anëtare edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Mendoj se në njërën anë ata duan ta shohin ndarjen e Kosovës, do të donin një lloj kompensimi territorial”, ka thënë kryeministri Kurti.
“Fqinjët e Serbisë për aq sa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, nuk janë të sigurt nga Serbia. Janë përfundimisht të hidhëruar me shpërbërjen e Jugosllavisë, sepse kanë menduar që do ta shkatërronin dhe ta merrnin gjysmën e saj”.
Sipas tij, tani Serbia dëshiron të kompensohet, duke fituar një lloj ndikimi në kryeqytetet e vendeve fqinje ose duke përfituar territore.
“Besoj që Bashkimi Evropian mund të na ndihmojë shumë. Procesi evropian është shtegtimi që na ndihmon”, është shprehur kryeministri Kurti.
Kreu i qeverisë përmendi Raportin e Komisionit Evropian, ku sipas tij, Kosova ka shënuar rritjen më të madhe në shkallen e vet, duke përmirësuar nivelin e vet të përgatitjes në pesë kapituj negociues.
“Përmendje të tjera të rëndësishme janë një rritje prej 34% në punësim, miratimi i ligjeve mbi financimin e partive politike dhe zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe rreshtimi me sanksione të BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Sektori i drejtësisë ka themeluar Gjykatën Komerciale për të drejtat e pronësisë intelektuale, ka përforcuar rikuperimin e aseteve me një koncept të ri të fondit të konfiskimit dhe ka përparuar në zbatimin e legjislacionit kundër korrupsionit”.
Më tej, Kurti përmendi edhe agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tha se ka forca që synojnë të provokojnë konflikte dhe luftëra të armatosura për të minuar autoritetin e për të ripërcaktuar kufijtë dhe imponuar rregulla të reja të rendit.
“Ndërkohë, siç e dini, më afër Bashkimit Evropian, një veprim tjetër agresioni është zhvilluar. Ai ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, kur vendi im u sulmua në tokën e vet, në pjesën veriore të territorit, nga një grup i armatosur mirë i terroristëve paramilitarë, të cilët ishin trajnuar, pajisur dhe financuar nga shteti i Serbisë, një fakt që është dëshmuar nga një varg provash të zbuluara pas sulmit”.
“Një zyrtar policor nga Policia e Kosovës u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Falë profesionalizmit shembullor të njësive speciale të policëve tanë, Kosova ka arritur t’i mposhtë terroristët, duke iu përgjigjur proporcionalisht këtij sulmi dhe duke shmangur një eskalim të pakontrolluar, gjë që ishte qëllimi i grupit kriminal paramilitar të kontrolluar nga Beogradi”, deklaroi Kurti.
Tutje, Kurti tha se Kosova përballet me sfidën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, teksa shtoi se e pranon përgjegjësinë që i takon për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












