Lajme
Çka u tha në konferencën e Macron dhe Berset?
Presidenti francez Emmanuel Macron, është në një vizitë shtetërore në Zvicër dhe u prit me nderime ushtarake të mërkurën në Sheshin Federal në Bernë. I shoqëruar nga Presidenti i Konfederatës Alain Berset, ai përshëndeti turmën e pranishme në vend.
Kreu i shtetit francez dhe Alain Berset, si dhe dy bashkëshortet e tyre, gjetën kohë për të përshëndetur të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, si dhe delegacionet para Pallatit Federal. Dy presidentët më pas parakaluan në tapetin e kuq të Sheshit Federal, përpara se të shqyrtonin trupat.
Kjo vizitë është një mundësi për Zvicrën dhe Francën që të avancojnë çështje të rëndësishme dypalëshe. Në axhendën e bisedimeve zyrtare ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkufitare; kërkimi dhe inovacioni; siguri dhe prosperitet; apo edhe lajmet ndërkombëtare.
Presidenti i Konfederatës Alain Berset dhe Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron mbajtën një konferencë për shtyp.
“Siç mund ta imagjinoni, një pjesë e diskutimeve sot u fokusuan veçanërisht në çështjet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare. Ajo që mund të themi është se Zvicra është thellësisht evropiane nga pozicioni i saj gjeografik, nga vlerat dhe nga kulturat e saj”, tha Alain Berset.
Kultivimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme me anëtarët e BE-së është, pra, sipas tij, thelbësore.
“Këshilli Federal vendosi gjithashtu javën e kaluar të përgatisë një mandat për negociatat me BE-në. Ky është një hap i rëndësishëm në strategjinë tonë që synon konsolidimin dhe zhvillimin e rrugës dypalëshe me BE-në”. Në këtë kontekst, ai përshëndeti krijimin e komunitetit politik evropian, “nën udhëheqjen e Francës dhe presidentit Emmanuel Macron”, shkruan RTS.
Në takimin e delegacionit francez dhe atij zviceran janë diskutuar shumë tema, vazhdoi presidenti francez. Në veçanti, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme.
Për këtë temë, lirimi i pengjeve, veçanërisht francezët apo dykombëtarët, është një prioritet për Francën, kujtoi presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë për shtyp në Bernë. Në përgjithësi, nuk do të ketë kurrë siguri për Izraelin nëse nuk ka zgjidhje politike të çështjes palestineze, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
Diskutimet që përfshijnë Katarin, ndër të tjera, janë duke u zhvilluar në lidhje me çështjen e pengjeve. Ministrja franceze e Forcave të Armatosura po bën një turne në rajon. “Ne po vendosim të gjithë peshën tonë për lirimin e pengjeve.”
Të pyetur më konkretisht për situatën rreth spitalit Al-Shifa në Gaza, ku civilët janë të pranishëm dhe të rrethuar nga ushtria izraelite, Emmanuel Macron dhe Alain Berset treguan se nuk e kishin diskutuar të mërkurën.
Rritja e antisemitizmit në Evropë është e padurueshme, shtoi Alain Berset. “Ne nuk duhet ta lejojmë këtë përshkallëzim”. Dhe denoncimi i kësaj nuk është mbyllja e syve ndaj asaj që po ndodh në Gaza, shkruan RTS.
Të enjten, Presidenti i Republikës do të vizitojë Fondacionin Jean Monnet në Lozanë dhe do të mbajë një prezantim në universitet mbi sfidat evropiane. Në program është edhe një vizitë në CERN, simbol i bashkëpunimit ndërkufitar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











