Lajme
Miliona vende pune rrezikohen nga Inteligjenca Artificiale
Gati katër milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen prej Inteligjencës Artificiale në dy dekadat e ardhshme, ka thënë Banka Qendrore e këtij shteti, në një studim të publikuar të enjten.
Avancimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale ka nxitur shqetësim global për humbje të vendeve të punës, rritje të sulmeve kibernetike, dhe humbje të kontrollit të sistemeve ndonëse ato janë dizajnuar nga dora e njeriut.
Studimi i ri nga Banka e Koresë tregon se 3.9 milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen, përfshirë ato të mjekëve, avokatëve, kontabilistëve dhe kimistëve, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Punëtorët me paga të larta dhe edukim akademik i ekspozohen më së shumti Inteligjencës Artificiale dhe kanë rrezik më të madh që të zëvendësohen”, është thënë në studim.
Sipas studimit, arsyeja mbrapa këtij argumenti është se Inteligjenca Artificiale mund t’i përfundojë shpejt detyrat analitike dhe ato kognitive.
Punët që më së paku kanë rrezik nga ky avancim i teknologjisë janë ato në fushat e fesë, të shërbimeve të ushqimit dhe ligjërimit, sipas studimit.
Megjithatë, Banka e Koresë ka tërhequr vërejtje që ndonëse Inteligjenca Artificiale rrezikon punët aktuale, ajo edhe krijon mundësi të reja për punësim, përfshirë ato në fushën e inxhinierisë për zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemeve.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











