Kosova
Bislimi kërkon nga BE-ja të hiqen sanksionet
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i heqë masat sanksionuese ndaj Kosovës.
“Për këtë status nuk ka nevojë që të njohjen nga pesë vendet mosnjohëse… Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptikë. Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejt këto masa”, ka thënë Bislimi në Komisionin për Raportin e Progresit.
Ai shton se Kosova ka shënuar sukses në fushën e përafrimit të tregut të brendshëm.
“Kemi rritje të hyrave buxhetore, formalizim të suksesshëm të ekonomisë dhe vendeve të punës. Kemi ulje të ndjeshëm të nivelit të borxhit publik, kemi rritje të bizneseve të reja, kemi sektorë financiarë kundër krizave me të cilat ballafaqohemi, kemi përmirësim në lëvizjen e lirë të mallit shërbimit dhe kapitalit. Por ka edhe fusha ku vlerësimi i bërë në Raportin e Progresit nuk është në linjë me bindjen e Qeverisë. Ka të bëjë me reformën e administratës publike”, është shprehur ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













