Kosova
Kurti: Ka hetime të mjaftueshme në Banjskë që t’i vendosen sanksione Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se koha prej dy muajsh prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t’i vendosen sanksione Serbisë, përcjell albinfo.ch.
I pyetur për këtë çështje, Kurti tha se ‘nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit, për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër’.
“Është e domosdoshme që dy muaj pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit, ku u vra rreshteri është kohë më së e mjaftueshme që të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione për këtë akt që cenoi sonvranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër”, tha Kurti.
Ai ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë më për episod të dhunës nga Serbia, prandaj edhe “për të mos ndodhur kjo është e rëndësishme edhe konkluzionet e hetimeve të Bashkimit Evropian, KFOR, EULEX, SHBA, në njërën anë por edhe sanksionet për Serbinë anën tjetër”.
“Sepse masat dhe sanksionet e Serbisë ne nuk i duam që të ketë dënim me ndëshkim por para se gjithash mos të ketë përsëritje nuk mund ta tolerojmë as durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit si sulm terrorist e kriminal dhe për këtë duhet të veprohet tash e jo nesër . Me këtë rast unë i bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta shtrojmë çështjen me pyetjen kanë kaluar 2 muaj sepse pasnesër behën 9 muaj prej se në Bruksel jemi dakorduar për marrëveshjen bazike dhe gjatë këtyre muajve Serbia i ka shkelur së paku 8 nga 11 nenet e marrëveshjes bazike dhe në këto kushte ne konsiderojmë që aq më tepër nënshkrimi i saj është i domosdoshëm sepse nënshkrimi është ai që anulon shkeljet dhe garanton pranim dhe zbatim të qëndrueshëm”.
Kurti ka deklaruar se i përket ndërmjetësuesve ta bëjnë publik draftstatutin për Asociacionin.
“Po bëhen 9 muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre 9 muajve, Serbia ka shkel marrëveshjet dhe draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët, unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”, shkroi
Ai ka thënë se mundësitë janë të kufizuara për ndikim në vendimin e Gjykatës Speciale pas vendimit që të akuzuarve Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’i pezullohet përkohësisht çdo komunikim.
Megjithatë, Kurti në një prononcim për media tha se bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, janë duke diskutuar e menduar se si mund të ndihmojnë në këtë që e quajti zhvillim negativ.
Ndërsa shtoi se më mes të dhjetorit bëhen 8 vjet prej Serbia nuk ka bërë përparim nën kapitullin 35 që dëshmon dëshirën për normalizim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë Temperaturat ekstreme të javës së kaluar kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të rasteve që kanë... -
Zvicra ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik të fëmijëve -
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë -
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi












