Sporte Luftarake
Prishtinë: Publikohet videoja zyrtare e Kampionatit Evropian të Xhudos
Kampionati Evropian e Xhudos mbahet në Prishtinë më 16 dhjetor, ku do të marrin pjesë rreth 50 shtete me mbi 100 xhudistë
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar videon promovuese zyrtare të Kampionatit të Hapur Evropian “European Judo Championships Open Prishtina 2023”, i cili do të zhvillohet më 16 dhjetor dhe do të marrin pjesë deri në 50 shtete, me mbi 100 xhudistë, shkruan albinfo.ch.
“Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë, edhe elitarë, do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 € në total në të gjitha kategoritë. Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, ‘European Championships Open’, organizohet në kuadër të programit shtetëror ‘Kosova, shtet i xhudos’ nga Kosova Judo Federation, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos”, thuhet në njoftim.
Tutje, MKRS ka njoftuar se hyrja do të jetë falas për të gjithë.
Video në linkun: https://www.facebook.com/watch/MKRS.MKOS.MCYS/?ref=embed_video
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













