Kosova
Grand Slam Paris: Kosova paraqitet me 8 xhudistë
Në Grand Slam në Paris, një prej garave më prestigjioze të vitit, ekipi kosovar i xhudos do të paraqitet me 8 xhudistë, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 110 shtete, 661 garues, prej të cilëve 384 meshkuj dhe 277 femra.
Nga Kosova do të ndeshen xhudistët:
- Distria Krasniqi (-52 kg);
- Nora Gjakova (-57 kg);
- Flaka Loxha (-57 kg);
- Laura Fazliu (-63 kg);
- Loriana Kuka (-78 kg);
- Akil Gjakova (-73 kg);
- Dardan Cena (-73 kg);
- Shpat Zekaj (-100 kg).
Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Flaka Loxha do të ndeshen të premten, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena ndeshen të shtunën, kurse Loriana Kuka dhe Shpat Zekaj do të ndeshen të dielën.
Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit të Kosovës, Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












