Sporte Luftarake
Akil Gjakova synon Medaljen e Bronztë në Paris
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, do të luftojë për Medaljen e Bronztë në Grand Slamin e xhudos në Paris, përcjell albinfo.ch.
Gjakova ka bërë paraqitje të mirë duke shënuar katër fitore në kategorinë -73 kg dhe tani, për të siguruar një vend në podium, pritet të përballet në repesazh me garuesin nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.
Në të njëjtën kategori, Dardan Cena ka bërë një paraqitje mbresëlënëse duke regjistruar tre fitore radhazi. Megjithatë, pas ndaljes në çerekfinale dhe repesazh, ai renditet në pozitën e shtatë.
Për Laura Faziun, xhudisten tjetër kosovare në këtë garë, nuk ka qenë një ditë e mirë, pasi ajo është ndalur në raundin e tretë në kategorinë -63 kg.
Sot është dita e dytë e garave, ndërsa në diten e parë të këtij organizimi, Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e artë. Ndërkohë, Nora Gjakova ka përfunduar në vendin e peste
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














