Kosova
Kurti, i gatshëm të trajtojë shqetësimet e ndërkombëtarëve për dinarin serb
Pas një takimi që Zhvilloi sot gjatë ditës me ambasadorët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sqaroi që rregullorja nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë. Rrjedhimisht rritjen e integritetit financiar të vendit dhe kufizimin e financimit të aktiviteteve ilegale, pastrimin e parasë, qarkullimin e parave të falsifikuara dhe formalizimin e ekonomisë.
Nga ana e Qeverisë u theksua se asnjë biznes lokal në pronësi të qytetarëve serbë në Kosovë ose në komunat me shumicë serbe nuk është dënuar apo gjobitur prej hyrjes në fuqi të rregullores dhe se ky nuk është qëllimi i institucioneve.
Kryeministri tha se as situata në terren e as përmbajtja e rregullores nuk është ashtu si portretizohet nga Serbia. Rreth 40 mijë qytetarё serbё në Kosovë kanë llogari bankare në njërën nga bankat e licencuara në Kosovë. Përmes tyre ata pranojnë pensione, mbështetje sociale, paga mujore, shtesa për fëmijë e lehona, e shtesa tё tjera të njëhershme nga Thesari i shtetit të Kosovës.
“Rregullorja mundëson pranimin e fondeve, pagave dhe pensioneve nga jashtë si formë e transfereve në këto llogari bankare, dhe sipas saj, dinari mund të shërbejë si mjet për kursim fizik, në llogari kursimi në bankë dhe këmbehet në këmbimore të licencuara. Pra, nuk pengon qasjen në financa, në të njëjtën kohë që qasja fizike ofrohet përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare gjithandej vendit – vetëm në katër komunat në veri të vendit janë gjithsej 15 institucioneve financiare jobankare dhe katër degë të bankave komerciale”, thuhet në njoftim.
Megjithëkëtë, kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve vartëse që të adresojnë në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim të ngritur, teksa theksoi që gjatë kësaj periudhe të tranzicionit, fokusi do të jetë informimi i bizneseve, të cilat operojnë në dinar dhe në mënyrë të paformalizuar.
Ai gjithashtu i njoftoi se nga Banka Qendrore e Kosovës ka marrë konfirmimin se është e gatshme të angazhohet në diskutim profesional e operacional me Bankën Popullore të Serbisë për të asistuar në identifikim e mekanizmave ligjorë, tё sigurt dhe transparent tё transferimit tё çfarëdo formë të mbёshtetjes nga Republika e Serbisё.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













