Lajme
Policia gjermane arreston kosovarin për vrasjen e dyfishtë të kryer në vitin 1998
Prokuroria publike e Duisburgut kishte lëshuar urdhër arresti për vrasje nga pakujdesia, për personin i cili qe dënuar me 14 vjet burg në korrik të vitit 1998
Të hënën në mbrëmje, më 5 shkurt, Policia Federale ka arrestuar një kosovar 65-vjeçar gjatë kontrollit të hyrjes së të huajve në Gjermani, në aeroportin e Dyseldorfit, transmeton albinfo.ch. Ai kishte ardhur me aeroplan nga Prishtina (Kosova) dhe ishte në kërkim nga policia gjermane.
Pothuajse 17 vjet më parë, zyra e prokurorit publik të Duisburgut kishte lëshuar një urdhër arresti kundër tij për vrasje nga pakujdesia për personin, i cili qe dënuar me 14 vjet burgim në korrik të vitit 1998, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Ai kishte vrarë dy persona, bashkatdhetarë të tij dhe kishte plagosur tre të tjerë, në një klub shqiptarësh në Gjermani.
Që kur ai ishte deportuar nga Gjermania në Kosovë në vitin 2007, atij i kishte mbetur pjesa e dënimit me burg prej më shumë se katër vjet e gjysmë, përcjell albinfo.ch. Vendimi për deportim ishte bërë sipas ligjit të vlefshëm të Kodit penal gjerman, pasi ai kishte vuajtur mbi dy të tretat e dënimit të shqiptuar.
Në vendimin për deportim shkruante se ai do të arrestohej për të mbajtur pjesën e mbetur të dënimit, në momentin që do të hynte në Gjermani.
Kështu, pas aktivizimit të fletarrestit nga policia federale, personi me banim në Kosovë u është dorëzuar organeve të drejtësisë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












