Kosova
Bytyqi: Kam ambicie për president, mund të jem kandidati konsensual
Kandidat shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut
Zv.kryeministri Fatmir Bytyqi zbuloi se ka ambicie të bëhet president, përcjell albinfo.ch.
Në intervistë për Alsat, Bytyqi tha se ai mund të jetë kandidati konsensual. Bytyqi, i cili mban gjithashtu edhe postin e nënkryetarit të LSDM-së, tha se një numër i konsiderueshëm i degëve të partisë e kanë nominuar atë për kandidat për president.
“Unë po e bëj publike që kam marrë nominim nga disa degë të partisë, sepse dihet publikisht se LSDM-ja është njëra nga partitë që ka shtrirjen më të gjerë në vend. Kemi 80 degë partiake në vend. Kam marrë nominim nga një numër i konsiderueshëm i degëve nga LSDM-ja. Tani vijon procesi i konsultimeve dhe kjo duhet të mbarojë me kongresin. Nëse kërkohet një kandidat konsensual siç jam unë, do e kisha pranuar një ofertë të tillë. Kurse nëse duhet të bëjmë kompromise të tjera dhe të gjejmë konsensualitet diku tjetër, jam i gatshëm që t’i ofroj dorën gjithkujt që mendon se shtetin duhet të dërgojë atje dhe punojmë për të njëjtin vizion”, theksoi Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër dhe nënkryetar i LSDM-së.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












