Maqedonia
Xhaferi: Udhëtimi im i parë si kryeministër, në Bruksel
Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tregon për DW për turbullirat në qeveri, problemet me dokumentet e udhëtimit, kritikat se është “dezertor” dhe për pirjen e duhanit në Parlament.
“Kritikat e opozitës nuk i komentoj, nuk merrem me ata, unë merrem me punën dhe përgjegjësitë e mia”.
I pyetur se a i bën BDI presion Aleancës për Shqiptarët për të “bërë pazar” me kombinimet apo aleancat parazgjedhore, për shembull, për listat e përbashkëta, Xheferi është shprehur se: “Nuk e di nga e keni këtë përshtypje për BDI-në dhe përse duhet unë të përgjigjem për atë se çfarë bën dhe si vepron BDI. Unë si kryetar i qeverisë, përgjigjem për qeverinë, fakti që jam anëtar i ndonjë subjekti politik, nuk do të thotë se jam përgjegjës për lidhje me veprimet apo marrëdhëniet mes partive politike. Unë mbaj llogari të drejtoj qeverinë që kanë lidhje me ligjet, rregulloret dhe procedurat e funksionimit të qeverisë”.
Xhaferi ka folur edhe për viziten e tij të parë si kryeministër.
“Unë mendoj se Brukseli do të jetë udhëtimi i parë, sepse aty është adresa jonë kolektive si për rajonin, ashtu edhe si shtete të veçanta. Synimi është që të dërgohet mesazhi se edhe kjo përbërje e qeverisë është e orientuar drejt Brukselit dhe Europës dhe në këtë kontekst, mendoj se kjo është në agjendën tonë, duke pasur parasysh se obligimet e të gjitha qeverive të tjera në rajon synojnë në vitin e përvjetorit të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Pra, nuk është realisht koha për të menduar për takime dypalëshe në këtë periudhë, sepse të gjithë po përgatiten për atje”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












