Lajme
Maqedonia “imunë” ndaj frangut
Nëse vazhdon forcimi i frangut për 30 për qind, kjo vetëm sa e ndihmon ekonominë e Maqedonisë, vlerësojnë analistët e bursave në Shkup
Derisa Serbia dhe Kroacia mund të ndihen të hendekupara me forcimin e frangut zviceran, Maqedonia e ndien veten shumë komod, pasi që tregu maqedonas është i ndërlidhur kryesisht me bashkimin Evropian. Kështu konsiderojnë ekspertët e ekonomisë dhe ata të bursave në Maqedoni.
Madje, nëse vazhdon forcimi i frangut për 30 për qind, kjo vetëm sa e ndihmon ekonominë e këtij shteti.
“Situata me frangun shkon në favor të ekonomive të Bashkimit Evropian, e jo vetëm frangu, por edhe dollari forcohet mjaft në raport me euron, që është pozitive për shkak se në këtë mënyrë do të shtrenjtohet importi i mallrave në Bashkimin Evropian, që importohen nga SHBA-ja ose nga Kina sepse dominohen në dollarë, ose nga Zvicra në franga zvicerane”, deklaroi Kosta Kostadinovski, analist burse
Kjo, sipas tij, është mirë për ekonominë në një periudhë afatmesme.
“Nëse kurset e këmbimit ruhen kështu për një kohë më të gjatë, ekonomia evropiane bëhet më konkurrente. Këtu do ta përmendja edhe Maqedoninë, dhe është në përgjithësi mirë pasi denari maqedonas dhe ekonomia maqedonase janë të lidhur në masë të madhe me BE-në dhe do ta bëjnë më konkurrente ekonominë maqedonase për eksport”, tha ai.
Në BE, siç tha ai, do të mbetet e njëjtë konkurrenca, ndërsa gjithçka që është jashtë BE-së do të bëhet më konkurrente”, deklaroi Kostadinovski.
Ekspertët për politikë monetare bëjnë të ditur se këto ndryshime nuk do të kenë ndikim negativ në ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët e Maqedonisë.
“Kjo, mendoj se do të jetë e përkohshme. Situata do të qetësohet gradualisht dhe në fund, do të bëhet ajo që do Banka Qendrore e Zvicrës, që kursi i frangut zviceran në raport me valutat e tjera, të jetë real, t’u përshtatet situatave në ekonominë zvicerane”, deklaroi Lube Tërpevski, ish-guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë.
Për dallim nga Serbia dhe Kroacia, në Maqedoni ku shumë shfrytëzues kredish i kanë ato në valutën zvicerane, sipas tij, nuk ka pasoja. “Te ne, shfrytëzuesit janë shumë të paktë”, u shpreh Tërpevski, citon AlsatM.
Lidhur me shkëmbimin tregtar, vitin e kaluar shkëmbimi i përgjithshëm mes Maqedonisë dhe Zvicrës arriti 118 milionë euro, 47 nga eksporti dhe 71 milionë euro nga importi.
Ndryshe, Zvicra e braktisi kursin fiks ndaj euros, duke bërë që frangu i saj të rritet dukshëm për 30%. Frangu zviceran tani është më i fortë se euroja dhe madje, shumë qytetarë që kanë pasur rezerva në franga kanë mbajtur radhë në banka, për t’i konvertuar ato në euro e më pas në denarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












