Kosova
SHBA-ja, Shqipëria, Britania e Madhe, Gjermania e Turqia – urimet në 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Presidenti amerikan, Joe Biden, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e udhëheqës të shteteve të tjera kanë uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e presidentit Biden thuhet se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm, të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të begatë.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për dialog të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë (përfundimtare)”, thuhet në letër.
Ndërkaq në letrën e tij, Mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes të shteteve tona, duke theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.
Edhe presidenti gjerman Steinmeier ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë, gjersa ka thënë se Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen, ndërsa ka theksuar se do ta mbështesë vendin tonë drejt një të ardhme paqësore, evropiane.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 16-vjetorin e pavarësisë ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo kërcënimi si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Presidenti Begaj në telegramin e urimit.
Ndërsa, në letrën e urimit dërguar presidentes Osmani, presidenti Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian.
Edhe presidenti turk Erdogan ka uruar popullin e Kosovës për 17 Shkurt.
Ai ka shprehur besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Në letrën e tij, Presidenti Mattarella ka thënë se Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë e saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










