Kosova
Begaj: Kosova është një histori suksesi në Ballkan
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Kosova si shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.
Begaj thotë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, por një komb, me një gjuhë e një kulturë, transmeton Telegrafi.
“Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara. Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë. Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë”, thotë ai.
Tutje, Begaj ka pohuar se “ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në”.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen... -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill















