Kosova
Presidentja e Kosovës: Aleatët, të rëndësishëm sot, sikur në kohën kur Kosova përmbushi ëndrrën për liri e shtet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e pavarësisë ka thënë se aleatët e Kosovës janë të rëndësishëm sot sikur në kohën kur Kosova përmbushi ëndrrën për liri e shtet.
Osmani në pritjen e organizuar për 16-vjetorin e Pavarësisë, ka thënë se suksesi i Kosovës është edhe sukses i aleatëve të saj, transmeton albinfo.ch.
“Ne jemi krenarë që në këtë rrugëtim tonin për shtet të pavarur patëm mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-së dhe shteteve të Evropës. Si në ditët tona më të errëta, ata qëndruan pranë nesh në rrugëtimin me sfida plot të shtetndërtimit. Po aq sa ishin aleatët të rëndësishëm kur ne përmbushëm ëndrrën për liri e shtet, po kaq të rëndësishëm janë edhe sot, derisa angazhohemi e punojmë për ta mbrojtur lirinë, shtetin e të ardhmen tonë. Në këto kohë sfiduese për Evropën dhe botën, vetëm bashkë mund t’u dalim në ballë të gjitha sfidave”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë














