Kosova
Tetë kompani nga Kosova për herë të parë po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “Gulfood” në Dubai
Për herë të parë tetë kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “Gulfood 2024”, një prej panaireve më të mëdha në botë, në industrinë e pijeve dhe ushqimit, me mbi 5,500 ekspozues që shfaqin qindra-mijëra produkte të shpërndara në 24 salla të mëdha, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 66 m2 për kompanitë tona që të promovojnë produktet e tyre në këtë panair.

Kompanitë tona: “Frutti”, “Minex”, “Eurofood”, “Camel”, “VitaFood”, “Frutex”, “Ananasi Impex”, dhe “Emona”, po ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse si dhe po zhvillojnë kontakte me partnerët potencialë në panair për gjetjen e tregjeve të reja eksportuese.

Shtandi i Kosovës të hënën është vizituar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, z. Xhabir Hamiti.
Në këtë panair përfaqësuesi i KIESA-s po zhvillon takime me pjesëmarrës si dhe po i njofton lidhur me klimën e investimeve dhe të bërit biznes në Kosovë.

Produktet e kompanive gjenden në sallën: Al Mustaqbal Plaza, shtandi me numër: MP-A2.
Panairi “Gulfood 2024” po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga data 19 shkurt dhe është i hapur deri më 23 shkurt 2024.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër Kërkesa për të pasur një patentë fizike drejtimi mund të bëhet thjesht një kujtim në Zvicër.... -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici













