Kosova
Takimi për dinarin në Bruksel, çka deklaruan palët
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka përfaqësuar Kosovën në takimin e kësaj të marte në Bruksel për të diskutuar për rregulloren e BQK-së për ndalimin e dinarit.
Ai tha se në takim me përfaqësuesit serbë kanë informuar për mundësitë që ofron Rregullorja e re e BQK-së për transferim të mjeteve nga shtetet e tjera në Kosovë.
“Diskutimi ka qenë lidhur me propozimin tonë që kohë më parë ja kemi dërguar Bankës Qendrore të Serbisë, ku kemi shprehur gatishmërinë që të lehtësojmë një prej zgjidhjeve që ekzistojnë për transferimin e mjeteve. Askush nga BE-ja nuk e ka vënë në dyshim mandatin dhe autoritetin e BQK-së për ta rregulluar këtë çështje apo mënyrën se si e ka rregulluar, por sigurisht brengat që i ka paraqitur është ndikimi në një komunitet të caktuar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se BQK-ja nuk ka negociuar dhe nuk ka qenë e përfshirë në proces të negocimit.
“Me udhëzimin e BE-së ne u takuam edhe me delegacionin teknik nga Serbia. Nuk ka pasur prezencë politike në takim. Ne kemi dhënë kontributin tonë që të kuptohet drejtë nga Bashkimi Evropian. Po ashtu edhe zgjidhjet teknike janë të mundshme dhe të zbatueshme pa asnjë ndryshim të asnjë rregullative ligjore. Në këtë mënyrë ekziston mundësia që qytetarët serbë të pranojnë ndihmën nga Serbia nëse ajo vendos t’i transferojë ato”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se çështja e dinarit nuk ka qenë çështje e diskutimit, por është diskutuar Rregullorja në tërësi.
“Zgjidhja ekziston dhe funksionon, përmes zgjidhjes teknike që nënkupton transferimin mes dy shteteve, pra transferimin e mjeteve nga Serbia në Kosovë përmes kanaleve zyrtare. Edhe ky takim më shumë është bërë për shkak të nevojës për t’u sqaruar sesa ka pasur nevojë të ndodhë. Ne edhe pse kemi pritur që Banka Qendrore e Serbisë të jetë prezent, si duket delegacioni i tyre përmes Ministrisë së Financave e ka mbuluar këtë çështje. Ne si BQK e kemi përfunduar punën tonë dhe është në dorën e dërguesit të mjeteve se cilin opsion të ligjshëm ta përdorë”, ka thënë Ismaili.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i Serbisë, kryenegociatori Petar Petkoviq tha se vendimi është tërësisht politik.
““Nuk është fjala vetëm për serbët, por edhe për institucionet serbe, si shëndetësia, arsimi e të tjera. Kemi treguar problemet me të cilat përballet populli serb. Jemi të gatshëm të gjejmë një zgjidhje që serbët të vazhdojnë t’i marrin pagat, pensionet e të tjera. Duhet të gjejmë zgjidhje, që nuk e rrezikon mbetjen e serbëve në Kosovë. Krejt çka po bën Kurti është të shuajë institucionet e Serbisë në Kosovë, të cilat duhet të jenë themel i Asociacionit”, ka thënë Petkoviqi.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












