Lajme
Rrëzë Alpeve zvicerane, rapsodi me rastin e përvjetorit të 16-të të pavarësisë së Kosovës
Shoqata Kulturore “Mërgimi” nga Kantoni legjendar i heroit Helvetik Wilhelm Tell në Uri, festoi mëvetësin e 16-të të Republikës së Kosovës në një pikëpamje tjetër nga herët e tjera.
“Të gjithë tok, për organizimin e një manifestimi ndryshe, me rapsod burimor dhe me këngë legjendare, në përkujtim të historisë së vonshme të Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga paria e shoqatës “Mërgimi” nga Kanton Uri.
Me rastin e përvjetorit të 16-të të pavarësisë së Kosovës, Adi Halitit, përgjegjës për media dhe anëtar i kryesisë në SHK “Mërgimi”, në mbledhjen e Këshillit Organizativ iu besua edhe një detyrë shtesë si moderator i festës së radhës dhe kjo mbrëmje ishte e veçantë jo vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për të.
Pas përshëndetjes së të pranishmëve dhe prezantimit të programit të mbrëmjes, është intoniar himni i Republikës së Kosovës, pastaj ai kombëtar i Shqipërisë, dhe më pas, moderatori ka elaboruar shkurtimisht historikun e Shoqatës Kulturore “Mërgimi”, që nga iniciimi i saj e deri më sot.
Me këtë rast ai ka folur për sukseset e arritura, duke falënderuar mërgimtarët, kryesinë dhe anëtarët e kryesisë për punën vullnetare.
Më tutje ai ka përgëzuar menaxhimin e degës së sportit, veçanërisht klubin e futbollit të SHK “Mërgimi”, udhëheqësit dhe lojtarët që fituan vendin e parë në turneun elitar më të madh të njohur në Kanton Uri në verën e vitit 2023, duke fituar kupën e parë në kuadër të shoqatës si dhe duke bërë krenare gjithë mërgatën tonë.
Ky sukses i djemve u ndihmua dhe u sponzorua nga ndërmarrësit shqiptarë nga Kantoni, si: Druckcenter Uri, Intercoiffeur Furrer, Oase ShishaLounge, ABMAutomobile dhe Tell Swiss, të cilët shoqata i falënderon për përkrahjen.
Si pika më e veçantë e mbrëmjes ishte leximi i një historiku të shkurtër të Republikës së Kosovës:
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për popullin e Kosovës. Që nga viti 1992, Dr. Ibrahim Rugova ishte Presidenti i parë i republikës deri në vitin 2000 dhe sërish nga viti 2002 e deri në vdekjen e tij në vitin 2006. Më pas është shpallur Hero i Kosovës dhe Presidenti Historik i Kosovës. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, duke mbrojtur një rezistencë paqësore ndaj sundimit serb, Dr. Ibrahim Rugova është quajtur “Ati i Kombit” si dhe “Gandi i Ballkanit”.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 min, nga Kuvendi i Kosovës, ku ish-kryeministri i Kosovës, zt. Hashim Thaçi, e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe shpalli Kosovën Shtet të pavarur dhe sovran. Katër ditë pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova njihet nga 15 shtete, ndër të tjera nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia e Australia dhe deri nga mesi i vitit 2009 Kosova njihet nga 63 vende të botës. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë të Holandës i dha të drejtën Kosovës dhe vlerësonte se Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Në fund të këtij historiku të shkurtër mbi pavarësinë e Kosovës u citua historiani i mirënjohur kosovar Jusuf Buxhovi, i cili në veprat e tij thotë: “Shteti i Kosovës është e arritura më e madhe e këtij shekulli”, sepse nga aspekti historik, Kosova kthen “Mbretërinë e Dardanisë Antike”.
Pika kulmore dhe njëherësh e fundit ishte pikërisht fillimi i mbrëmjes më të veçantë për mëvetësinë e 16-të të Kosovës, me rapsodët e njohur nga Rrafshi i Dukagjinit: Istref Berisha me sharki dhe solo këndim, Mahmut Çukaj me harmonikë dhe solo këndim, si dhe Baftiar Salihu me djalin Enis Salihu dhe Qemail Ademi me çifteli dhe solo këndim, dy anamoravas të njohur për rapsodi. Ishte një bashkëveprim i dy regjioneve, mes grupeve në fjalë.
PPara vazhdimit të programit muzikor argëtues, drejtuesi i programit ka falënderuar Këshillin Organizativ në krye me Qemail Ademin dhe bashkëkontribuesit: Kujtimin, Gafurrin, Kenanin, Mendikimin, Lukmanin, Albinin, Diellorin, Liridonin e shumë të tjerë. Pastaj një falënderim i veçantë shkoi për pronarin e Denerit nga Erstfeldi, zBlerim Vishajn, i cili gjithmonë ka mbështetur Shoqatën Kulturore “Mërgimi”!
Dhe, në përfundim, një mesazh sensibilizues për mërgatën tonë:
Ne besojmë se kultura jonë ka një rëndësi të veçantë në ndërtimin e urave për të krijuar një komunikim të mirë mes njerëzve. Ne shpresojmë dhe besojmë se duke promovuar e ruajtur gjuhën tonë, mund të ndërtojmë një urë lidhëse me të gjithë. Ne ju ftojmë e ju lusim: sot, nesër, pasnesër dhe gjithmonë t’i bashkangjiteni SHK “Mërgimi”, të bëheni pjesë e komunitetit tonë dhe të ndani me ne pasionin për traditën, gjuhën dhe kulturën tonë shqiptare”.

Autor: Adi Haliti
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës











