Shqipëria
Nis projekti i ri për menaxhimin e zjarreve me mbështetje nga qeveria zvicerane
Projekti do të rrisë aftësitë dhe fleksibilitetin e institucioneve përkatëse kundër zjarreve të pakontrolluara, në mënyrë që të ruhen mjetet e jetesës dhe ekonomitë e banorëve
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro nënshkroi sot Memorandumin e Bashkëpunimit për menaxhimin e zjarreve me Ambasadoren e Zvicrës Ruth Huber.
Memorandumi për mbrojtje nga zjarret bën të mundur mbështetje nga Zvicra për menaxhim të zjarreve në pyje dhe peizazhe. Projekti sjell mbështetje teknike për Shqipërinë dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor ku kohët e fundit ka patur rritje të zjarreve si pasojë e ndryshimeve klimatike.
“Ministria e Turizmit ka nisur një program të zgjeruar aktivitetesh dhe nismave dedikuar Vitit të Pyjeve, siç është shpallur viti 2024. Parandalimi dhe menaxhimi i zjarreve është thelbësor për mbrojtjen e pyjeve dhe biodiversitetit, prandaj e vlerësoj shumë që një projekt i tillë do të jetë pjesë e kalendarit tonë kombëtar të aktiviteteve për vitin e pyjeve”, u shpreh ministrja Mirela Kumbaro gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, transmeton albinfo.ch.
“Duke qenë se ndryshimet klimatike po ndikojnë mbi të gjithë vendet përfshirë Shqipërinë, menaxhimi i zjarreve është thelbësor për ruajtjen e jetëve, ekonomive dhe mjedisit. Përmes këtij projekti të ri institucionet përkatëse do të forcojnë kapacitetet e tyre, do të përmirësojnë politikat dhe do të vendosin një bashkëpunim rajonal, me synimi që të kenë më shumë fleksibilitet kundër zjarreve të pyjeve dhe peizazhit”, tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber.
Projekti do të rrisë aftësitë dhe fleksibilitetin e institucioneve përkatëse kundër zjarreve të pakontrolluara, në mënyrë që të ruhen mjetet e jetesës dhe ekonomitë e banorëve. Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe përdorimit pa kriter të tokave, ka patur një rritje të zjarreve ndërsa kapacitetet për menaxhim kanë nevojë të forcohen.
Për këtë, projekti do të sigurojë një rrjet rajonal midis vendeve fqinje, kapacitete të shtuara të institucioneve, dhe politika që adresojnë menaxhim të qëndrueshëm të peizazheve e pyjeve.
Ekspertiza dhe përvoja e institucioneve zvicerane do të jetë një element kyç në zbatimin e këtij projekti. Komunitetet vendore gjithashtu – ato që preken drejtpërdrejt nga zjarret – do të jenë në qendër të kësaj nisme.
Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe do të zbatohet në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite











