Lajme
Mbi 1.1 milionë kërkesa për azil në BE
Numri i azilkërkuesve në Evropë ka tejkaluar ndjeshëm shifrat e vitit të kaluar, sipas agjencisë së azilit të Bashkimit Evropian, me qendër në ishullin mesdhetar të Maltës.
Agjencia regjistroi gjithsej 1,14 milionë aplikime në 27 vendet anëtare të BE-së, Norvegji dhe Zvicër, sipas raportit vjetor të botuar sot në Valeta.
Krahasuar me një vit më parë, kjo paraqet një rritje prej 18%.
“Shumica e aplikantëve erdhën sërish nga vendi i luftës civile, Siria, i ndjekur nga Afganistani”, sipas agjencisë së azilit.
Nga fundi i vitit, pas fillimit të luftës së re në Gaza në muajin tetor, një numër në rritje i palestinezëve gjithashtu kërkuan të shkonin në Evropë.
Gjermania mbetet deri tani vendi më i rëndësishëm i destinacionit, ku 334 000 aplikime të reja u regjistruan midis janarit dhe dhjetorit 2023.
Vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i aplikimeve kishte arriti në 996 000. Në të kundërt, dukshëm më shumë janë regjistruar në vitin 2015 (1,4 milionë) dhe 2016 (1,3 milionë).
Këtu nuk përfshihen më shumë se 4,4 milionë refugjatë nga Ukraina, të cilët kërkuan strehim në Bashkimin Evropian si rezultat i pushtimit rus duke iu dhënë një mbrojtje e përkohshme.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së














