Kosova
Shqipëria pranon dronët Bayraktarë, dërgohen në bazën e NATO-s në Kuçovë
Bëhet e ditur se Ushtria e Shqipërisë i ka pranuar tre dronë të prodhimit turk Bayraktar. Marrëveshje për blerjen e një flote me dronë të tillë është nënshkruar në dhjetor të vitit 2022, përcjell albinfo.ch.
Mediat raportojnë se ende nuk dihet se sa ka kushtuar blerja e njërit prej tyre.
“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në Facebook.
Ai ka thënë se zotërimi i këtyre dronëve rrit aftësinë e mbrojtjes së Shqipërisë dhe është dëshmi e angazhimit për të garantuar sigurinë kombëtare.
Dronët Bayraktarë janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovë, e cila do të përurohet më 4 mars.
Dronët Bayraktarë janë aeroplanë ushtarakë pa pilotë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati thënë se marrëveshja për dronët është arritur falë partneritetit strategjik me Turqinë.
Rama e ka bërë të qartë se dronët do të përdoren edhe për misione ushtarake, por edhe policore dhe civile.
“Tre dronët që do të vijnë të parët do të jenë plotësisht të armatosur dhe të gatshëm për çdo rast dhe shpresoj që të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë të sigurta. Kur siguria jonë kombëtare të jetë në kërcënim, do të jemi gati për luftë”, ka thënë Rama.
Marrëveshja përfshin, gjithashtu, trajnimin e më shumë se 30 personave që do përzgjidhen me ndihmën e kompanisë “Bayraktar” për t’u përgatitur për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit, që do të jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës.
Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit.
Droni Bayraktar mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.
Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












