Shqipëria
Shqipëri: Dy të vdekur dhe tetë të plagosur nga shpërthimi në Lushnjë
Rreth orës 15:30 minuta të së premtes në Lushnjë, Shqipëri, ka ndodhur një shpërthim që la të vdekur dy persona dhe tetë të tjerë të lënduar.
Viktimat janë babë e bir, ndërkohë që në mesin e të lënduarve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, sqaroi se çfarë ka ndodhur. Dyshimet paraprake janë se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e kontaktit të një vinçi me linjën e tensionit të lartë.
Ministri Balla tha se si pasojë e këtij kontakti dhe të shkarkimit të rrymës me tensionin e lartë, ka shpërthyer një mjet eskavator që po bënte punimet në zonë. Për shkak të djegieve të rënda ka humbur jetën Roland Hoxha. Ai ishte brenda vinçit që po bënte punimet.
Ministri tha se Policia e Shtetit prej momentit të parë po zhvillon të gjitha hetimet për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë rast. Kur u pyet nëse në vendngjarje ka pasur depozitë me oksigjen që është përpjekur të ngrihet nga ana e vinçit, ministri tha se hetimet do ta vërtetojnë këtë.
“Gjithçka që unë thashë janë informacion paraprak, sepse le të themi vlerësimin përfundimtar do ta japë një hetim i plotë. Do ju lutesha që edhe informacioni që ndava me ju është paraprak i vënë në dispozicion nga Policia e Shtetit dhe nga ato pak deklarime që janë marrë deri në momentin që komunikojmë së bashku. Le të presim hetimin e plotë”, tha Balla./Klantv
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran










