Shqipëria
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime
Shqipëria ka shënuar rritje të vizitorëve me mbi 10 milionë turistë vetëm vitin e kaluar. Por, ndërkohë, vetë shqiptarët nuk kanë mundësi të bëjnë pushime.
Sipas EUROSTAT-it, gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime dhe gati 70% e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
“50% të të ardhurave familjet shqiptare duhet t’i shpenzojnë për nevojat e domosdoshme dhe themelore që janë ushqimet, qiraja dhe faturat. 30% e përbëjnë dëshirat si pushimet, drekë jashtë me familjen e të tjerë, dhe 20% shkon për kursime. Por, në kushtet ku jemi, me këto paga ky raport është çrregulluar dhe kemi raportin 80 me 20%, pra harxhojmë vetëm për domosdoshmërinë dhe kursimet, nëse arrihet dot, pasi lidhet me pasigurinë për jetën. Nëse një shqiptar shkon jashtë shtetit vetëm për një natë e dy ditë, kostot shkojnë 300 euro minimum dhe kjo për pushime minimaliste që edhe pse shkon për pushim, ti kursen”, u shpreh eksperti i kontabilitetit, Edison Zaçaj.
Sipas tij, të rinjtë po emigrojnë për shkak të pamundësive financiare, moshave mesatare nuk iu dalin rrogat, ndërsa pensionistët mbahen me paratë e emigrantëve, që i ndihmojnë për të mbijetuar. Në këtë mënyrë, ai thotë se nuk u bie të mendojnë për pushime./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










