Kosova
Lajçak: Duam më shumë përparim në zbatimin e marrëveshjes bazë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me Besnik Bislimin tha se duan më shumë përparim në zbatimin e Marrëveshjes bazë.
Ai po ashtu tha se u diskutuar për rregulloren e BQK-së, e cila e bën euron valutë të vetme zyrtare në Kosovë.
“Dokumenti që është ligjërisht i obligueshëm në tërësinë e tij, por është bërë një vit prej kur e kemi arritur këtë dokument dhe do të donim të shihnim zbatim më të mirë të tij dhe kjo ishte një nga çështjet që diskutuam: si të fillojmë me zbatim të shpejtë të kësaj marrëveshjeje dhe e dyta çështje që e kemi diskutuar e që është po ashtu e rëndësishme është rregullorja e fundit e BQK-së për pagesa në cash dhe arsyeja pse po e diskutojmë atë janë disa dispozita të caktuara në këtë diskutim që janë relevante për dialogun dhe është shumë e rëndësishme që e kemi diskutuar”, ka thënë ai.
Lajçak ka deklaruar se është duke planifikuar që në ditët në vijim të mbajë takim mes kryenegociatorëve të dialogut.
“Kemi diskutuar një listë të gjatë të çështjeve. Dhe më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes bazike të arritur dhe kjo është në interes të të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Është marrëveshja më e mirë që kemi mundur të arrinim. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, do ta kishim bërë prandaj është në interes të secilit që të zbatohet. Sepse në këtë marrëveshje kemi të gjitha përgjigjet, çfarë të bëjmë dhe si t’i bëjmë. Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave. Kemi shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapa dhe ka frikë në të dyja palët se çfarë do të bëjë unë e çfarë pala tjetër. Por besoj se këto çështje munden shumë thjesht të zgjidhen”, ka deklaruar ai, teksa ka treguar se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diskutuar edhe në takimin me Bislimin.
Lajçaku po ashtu ka thënë se në takimin e fundit në Bruksel, u ishte lënë palëve të vendosin vetë kë duan ta dërgojnë në takim.
Ai ka shtuar se ka marrë përgjigje në shumë pyetje, ndërsa ka deklaruar se do t’i duhet t’i analizojë përgjigjet. “Ky është proces. Ne duhet që të sigurohemi që në fund nuk do të ketë njerëz, qytetarë, individë të cilët do të ndikohen negativisht në ndonjë mënyrë. Kjo është sigurisht brenga jonë”.
E-Diaspora
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Sheshin e Kombeve... -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Jeta në Zvicër
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Sheshin e Kombeve... -
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026 -
Nxirret në shitje vila luksoze buzë liqenit në Zvicër, kushton 5.5 milionë franga -
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër











