Lajme
Bien në pranga tre shqiptarë në Belgjikë, ja për çfarë akuzohen
Raportohet se policia belge ka arrestuar tre shqiptarë të dyshuar për disa vjedhje në Hageland, të gjitha në fillim të shkurtit, në Linter dhe Zoutleeuw. Zona e policisë Getevallei ishte në gjendje të lidhte një makinë me ato 3 vjedhje, përcjell albinfo.ch.
Policia pranë Mechelen kontrolloi një makinë tjetër ku ndodheshin tre shqiptarë, të cilët nuk mund të shpjegonin pse ndodheshin në Belgjikë.
Ajo makinë rezulton të jetë e regjistruar në të njëjtën adresë me makinën e lidhur me vjedhjet.
Përveç kësaj, telefonat celularë të tre burrave, të moshës 24, 36 dhe 37 vjeç, mund të lidhen gjithashtu me vjedhjet në Hageland. Kështu u bashkuan pjesët e enigmës. Një i dyshuar mohon gjithçka, dy të tjerët refuzojnë shpjegime. Dhoma e Këshillit do të vendosë të premten nëse ata do të qëndrojnë në paraburgim.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana












