Kosova
Nga 5 prilli fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë
Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati ka thënë se regjistrimi i popullsisë do të bëhet nga data 5 prill deri më 17 maj të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se kanë mbetur vetëm 27 ditë nga fillimi i regjistrimit të popullsisë.
“Fushata sensibilizuese preferohet të bëhet vetëm disa javë para regjistrimit të popullsisë. Na kanë mbetur vetëm 27 ditë nga regjistrimi i popullsisë. E kemi zënë trenin e fundit të vitit 2024, pasi ishte dhe pandemia. Sivjet janë tri shtete në botë që do të shkojnë në regjistrim të popullsisë, Gjeorgjia, Moldova dhe Kosova. Shtetet tjera e kanë bërë dhe disa nuk e kanë bërë siç është Bosnja e Hercegovina, pasi ka sfida. ASK-ja është e gatshme që të shkojë në regjistrim të popullsisë”, tha ai.
Po ashtu, Kastrati tregoi se projekti për regjistrimin e popullsisë është i bazuar në Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe në dy rregullore, përcjell Telegrafi.
“Për finalizimin e shumë aktiviteteve kontribut shumë të çmuar kanë dhënë përveç institucioneve vendore duke filluar nga Qeveria, ministritë dhe agjencionet dhe institucionet ndërkombëtare…”, tha ai.
Regjistrimi i popullsisë, sot nis fushata për sensibilizimin e qytetarëve – ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve nga 5 prilli deri më 17 maj
Kastrati tha se pyetësori do të bëhet publik së shpejti për të gjithë qytetarët dhe do të jetë online për t’i parë pyetjet.
“Janë mbajt dy takime të mëdha tërë javën ku kanë qenë të ftuar mbi 200 institucione apo përfaqësuar të tyre. ASK-ja i ka implementuar rekomandimet ndërkombëtare dhe ka një konsistencë nga regjistrimi i kaluar i vitit 2011 për shkak të krahasueshmërisë së pyetjeve”, tha ai.
“Tri objekte që do të regjistrohen: një është popullsia, ekonomitë familjare dhe të gjitha banesat, shtëpitë dhe objektet fizike që duken mbi tokë”, tha Kastrati.
Gjithashtu Kastrati theksoi se regjistrimi i popullsisë do të bëhet edhe për ata që jetojnë jashtë Kosovës, apo diaspora. Vlen të theksohet se të dhënat finale do të publikohen nëntë muaj pas regjistrimit të popullsisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











