Lajme
Zvicër: Cilët janë sektorët që po kërkojnë punëtorë më shumë?
Punëdhënësit në shumë sektorë dhe në shumicën e rajoneve të Zvicrës po planifikojnë të rrisin fuqinë e tyre punëtore në të ardhmen e afërt.
Perspektivat e punësimit në Zvicër mbeten të mira – më mirë, në fakt, se në vendet e tjera – me shumë kompani vendase që planifikojnë të punësojnë më shumë punëtorë.
Ky sondazh i ri i Manpower Group ka gjetur se për sa i përket rekrutimit, Zvicra “shquhet midis paqëndrueshmërisë globale dhe performon mirë në krahasimin evropian – 14 pikë mbi mesataren rajonale”.
Sipas metrikës së Manpower, “perspektiva neto e punësimit” e Zvicrës qëndron në 29 për qind. Si krahasim, ky numër në Francë është 18 për qind, në Gjermani dhe Austri 17 për qind dhe në Itali 7 për qind.
Arsyeja kryesore e kësaj tendence është mungesa e vazhdueshme akute e punëtorëve të kualifikuar, e shoqëruar edhe me “ndryshimet demografike”, si numri i lartë i atyre që dalin në pension, me të dy faktorët që krijojnë mijëra vende të lira të paplotësuara në gjithë vendin.
Cilat industri në veçanti kërkojnë punonjës të rinj?
Kujdesi shëndetësor është krye – 44 për qind e kompanive në këtë sektor kërkojnë të rekrutojnë staf.
Më pas është sektori financiar dhe i pasurive të paluajtshme (43 për qind e firmave po përpiqen të rekrutojnë punëtorë të rinj); transporti, logjistika dhe automobila (42 për qind); si dhe mallrat dhe shërbimet e konsumit (41 për qind).
Po në rajonet ku punëtorët nevojiten më shumë?
Në krye të listës është Gjeneva dhe Vaud, ku 50 për qind e kompanive kërkojnë të punësojnë punonjës të rinj.
Pasohet nga Zvicra qendrore (49 për qind), pjesa veriperëndimore e vendit (45 për qind) dhe zona e Cyrihut (40 për qind).
Në përgjithësi, punëdhënësit në të gjitha rajonet duan të punësojnë staf, me një përjashtim, ai Ticino i cili nuk ka plane për punëtorë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025









