Kosova
Raporti i NATO-s: Prania e KFOR-it në Kosovë, vendimtare për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
Në raportin vjetor të NATO-s thuhet se prania e NATO-s në Kosovë mbetet vendimtare për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit, mandati për rolin e NATO-s në Kosovë buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në vitin 1999, dhe se që atëherë KFOR-i ka vazhduar punën e tij për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë, transmeton albinfo.ch.
Ndër të tjera u përmenden edhe ngjarjet e majit të vitit 2023, kur u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it nga protestues serbë në veri të Kosovës.
“Në vitin 2023, Forca e Kosovës luajti një rol kritik në sigurimin e stabilitetit në Kosovë mes tensioneve të rritura dhe rritjes së paqëndrueshmërisë në veri të Kosovës. Pas dhunës në maj dhe shtator, aleatët dislokuan rreth 1000 rezerva në mision, duke ofruar përforcimin më të madh në një dekadë. Kjo i mundësoi KFOR-it të trefishojë numrin e patrullave dhe të katërfishojë praninë e saj në veri të Kosovës. Që nga 31 dhjetori, 27 aleatë dhe partnerë siguruan përafërsisht 4,700 trupa për misionin, duke përfshirë rezervat e vendosura”, thuhet në raport.
NATO ka deklarura se mbetet e përkushtuar për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Dialogu është platforma kryesore për gjetjen e një zgjidhjeje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, e cila është në dobi të sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. KFOR-i gjithashtu mbështet zhvillimin e strukturave profesionale, demokratike dhe multietnike të sigurisë në Kosovë”, thuhet tutje në raport.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













