Kosova
“Tonibler”, personazhi kosovar në serinë e re të Netflix-it, “The Gentlemen”
Tashmë seriali më i ri i producentit të famshëm, Guy Ritchie, në Netflix ka pushtuar botën, duke u bërë një prej serive më të ndjekura të momentit, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se seria përcjell Eddien (Theo James), i cili trashëgon pronën rurale të babait të tij. Megjithatë, ai shpejt zbulon se ekziston një mbretëri nëntokësore e kanabisit e drejtuar nga Susie Glass (Kaya Scodelario). Kur Eddie përpiqet të largojë familjen e tij nga biznesi, ai futet shpejt në një rrjet personazhesh të çuditshëm dhe të pakëndshëm dhe hyn gjithnjë e më thellë në botën e krimit.
Thuhet se ky është tregimi bazë që intrigoi mbarë botën, megjithatë, një detaj i këtij seriali na bën “krenarë” neve shqiptarëve.
Ndërkohë, në episodin e tretë, një nga njerëzit e këqij që do t’i shkaktojë telashe personazhit kryesor është një tregtar droge, një shqiptar i Kosovës, që quhet jo më pak se Tonibler! Po, po! Tonibler!
Emri Tonibler u bë i famshëm gjatë luftës në Kosovë, kur Tony Blair, kryeministri britanik, ishte ndër kryesorët për çlirimin e vendit.
Media të mëdha botërore shkruanin për këtë fenomen, ndërsa, sipas ASK-së, në Kosovë janë gjithsej 4 Toniblerë.
T’i kthehemi serisë. Tonibleri, që luhet nga aktori Cameron Cook, shfaqet si personazh i ashpër që kërkon drogën e tij të humbur.
Djaloshi i drogës i angazhuar nga Susie, Jimmy (Michael Vu) shkon në një aventurë të vogël në episodin 3 të “The Gentlemen”, një që përfundon me një pjesë të konsiderueshme të sasisë së drogës të Susiet duke u vjedhur nga një grup i ri misterioz personazhesh.
Jimmy, gjatë rrugës për të dorëzuar “mallin” te njëri prej klientëve të shumtë të Susiet, që kësaj radhe është Tonibleri, lidhet me një grua të bukur të quajtur Gabrielle (Ruby Sear).
Këtu edhe nis ngjarja.
Se çka ndodh më tej me Toniblerin dhe të tjerët, ju rekomandojmë ta shikoni këtë serial.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












