Kosova
Jürg Sprecher: Diaspora kosovare është komunitet i madh në Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër luan rol të rëndësishëm në shtetin zviceran me punën e saj, por edhe më shumë në ekonominë kosovare, veçmas në remitencat e dërguara në vendlindje, shkruan albinfo.ch.
Lidhur me rolin e saj, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, e komenton kontributin e kosovarëve në Zvicër dhe në Kosovë.
“Diaspora kosovare është komuniteti më i madh i të huajve në Zvicër pas qytetarëve nga vendet e BE/EFTA. Si rrjedhojë, ato luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonomi, por edhe në sport, kulturë dhe politikë”, shprehet ai.
Sipas tij, “fakti që kjo ka ndikim në Kosovë është edhe i natyrshëm dhe i mirëpritur. Zvicra vlerësohet të jetë vendi i dytë më i rëndësishëm i origjinës (pas Gjermanisë) për dërgesat në Kosovë. Remitencat nga Zvicra përbëjnë rreth 2.5% të PBB-së së Kosovës”, thotë ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











