Lajme
Aktakuzë për terrorizëm
Pesë qytetarë të Kosovës janë akuzuar nga Prokuroria Speciale për aktivitete terroriste. Ata akuzohen se kanë planifikuar vrasjen e dy shtetasve amerikanë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër pesë të pandehurve që akuzohen për terrorizëm. Ky është grupi i parë, ndaj të cili është ngritë aktakuzë për pjesëmarrje në luftën e ISIS dhe për planifikim të sulmeve në Kosovë.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen për përfshirje, organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist.
“Për pjesëmarrjen në grup terrorist; përgatitjen e veprave penale terroriste; prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese; posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare dhe për sulm të rëndë në territorin e Kosovës, si edhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Republikës Arabe të Sirisë (Siri)”, thuhet në aktakuzë.
Të pandehurit, siç thuhet në një komunikatë për media, janë arrestuar në Prishtinë duke u përpjekur të blejnë një numër të madh të armëve dhe municionit sulmues ushtarak.
Ata janë zbuluar nga Drejtoria e Policisë së Kosovës (PK) kundër Terrorizmit, në kohën kur po planifikonin sulm kundër dy misionarëve të krishterë nga Shtetet e Bashkuara.
“Në këtë hetim 14 mujor janë përfshirë analizat forenzike të dëshmive nga ana e Agjencisë së Forenzikës të Kosovës dhe të ndihmës juridike ndërkombëtare me shtetet anëtare të BE-së. Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












