Kosova
Kurti kujton Masakrën e Krushës dhe të tjerat që u kryen nga Serbia 25 vjet më parë
Në 25 vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar viktimat.
Ai u shpreh se Serbia realizoi planin gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e popullsisë shqiptare vendase në Kosovë.
“Në paraditën e 26 marsit, forcat e Serbisë sulmuan fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël. I detyruan gratë dhe fëmijët të largoheshin për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë i ndaluan. Ua konfiskuan letërnjoftimet dhe artikujt me vlerë. Pastaj hapën zjarr me mitraloz mbi ta. Të shtënat zgjatën disa minuta. Atë ditë, forcat serbe vranë 243 civilë shqiptarë në masakrën në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të vogël”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai ka kujtuar edhe Masakrën e Familjes Berisha në Suharekë ku u vranë edhe 11 fëmijë.
“Në orët e hershme të mëngjesit të 26 marsit, tanket serbe rrethuan oborrin e familjes Berisha në Suharekë. I dëbuan familjarët nga shtëpitë dhe i çuan në një kafene. Pastaj hapën zjarr. Hodhën edhe eksplozive. Forcat serbe aty i vranë 48 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Mes tyre, Dorentinën 3 vjeҫare, Ismetin 2 vjeҫar, ndërsa Eroni dhe Redoni ishin vetëm 1 vjeҫ. Trupat e tyre u dërguan në varrezë masive në Batajnicë, afër Beogradit. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha”, ka shkruar kryeministri.
Kurti ka kujtuar edhe viktimat e tjera të masakrave anë e kënd Kosovës, masakra këto që u kryen në po të njëjtën ditë, ku u vranë fëmijë e të moshuar, duke shtuar se këto janë dëshmitë e gjenocidit.
“Po atë mëngjes, forcat serbe e sulmuan fshatin Padalishtë të Skenderajt, duke masakruar 19 anëtarë të familjes Imeraj, nga mosha 2 deri 76 vjeçe. Në mesin e tyre 11 gra dhe pesë fëmijë. Në Landovicë të Prizrenit, më 26 mars 1999, u vranë 23 banorë të këtij fshati dhe fshatrave tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë. Në mbrëmje, në qytetin e Gjakovës, në një shtëpi në rrugën “Ymer Grezda”, forcat e Serbisë vranë me armë zjarri të gjashtë burrat shqiptarë që ishin në atë shtëpi. Këto janë dëshmitë e gjenocidit të Serbisë, që me forcat policore e ushtarake, u përpoq të shfarosë shqiptarët në Kosovë”, u shpreh Kurti.
Ai tutje thotë se themelimi i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës ka për qëllim dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës së fundit në Kosovë, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale nga Serbia.
“Ky është një nga obligimet e shumta që po përmbushet ndaj kujtimeve tona si popull dhe kërkesës për drejtësi. Si institucione të Republikës, jemi të përkushtuar që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm, që s’kanë lindur ende, të mos kalojnë nëpër këto vuajtje që i kaluam ne. Si institucione e qytetarë të Republikës, po angazhohemi bashkë, që fëmijët të gëzojnë lirinë dhe të kenë të ardhme të ndritshme në Kosovën tonë”, u shpreh Kurti.
E-Diaspora
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim Vigan Berisha – konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje të gjithë...
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
Jeta në Zvicër
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim Vigan Berisha – konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje të gjithë...
-
Protestat pro-palestineze u mbajtën në katër universitete zvicerane
-
Cyrih: 4 veta ikin nga burgu për të rinj, njëri prej tyre është kapur
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Forumi i Gjenevës bashkoi një numër të madh ndërmarrësish shqiptarë e zviceranë