Kosova
Bakoyannis nis prezantimin e Raportit për anëtarësimin e Kosovës në KE
Dora Bakoyannis, raportuesja për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, është duke e mbajtur tashmë raportimin e saj e për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.
Ajo është duke folur në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës, ku pritet të hidhet në votim Raporti për anëtarësimin e Kosovës.
Takimi në fjalë është i mbyllur për media, dhe burime për klanin nga takimi bëjnë të ditur se pati kuorum që Bakoyannis të nisë fjalimin.
Nëse sot më 27 mars ka rezultate pozitive, atëherë Raporti për Kosovën pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.
Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












