Kosova
Olti Hyseni, 16-vjeçari shqiptar që po mahnit Danimarkën
Futbollisti shqiptar, Olti Hyseni, 16-vjeçar, po mahnit lidhur me teknikën e lojës që ai bën në këtë sezon në Danimarkë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka mohuar në mënyrë kategorike se në të ardhmen mund ta veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Hyseni ka prindër nga Kosova. Por është lindur e rritur në Danimarkë.
Megjithatë, anësori i majtë që debutoi sivjet në kategorinë e dytë të futbollit danez me Sonderjysken, ka thënë se e ndjen veten më shumë danez.
“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë”, ka thënë Hyseni në një intervistë për “Der Nordschleswiger”.
“Kam ndjesinë se ka pak Kosovë në mua, po jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën, nuk është pjesë e konsideratës sime. Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, ka thënë golashënuesi më i ri në historinë e Sonderjysket.
Para një viti, Hyseni, asokohe 15-vjeçar, nënshkroi kontratë trevjeçare me Sonderjysken. Debutoi sivjet. Ka luajtur në gjashtë ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe një asistim. Sonderjyske është në rrugë të mirë për t’u ngjitur në elitën daneze sezonin e ri.
Hyseni ka katër ndeshje me Danimarkën U16 dhe tre me U17.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













