Shqipëria
Aksident i rëndë në Shqipëri, humbasin jetën 8 persona
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë me 8 viktima që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Pamjet ishin të rënda, ku makina me 7 klandestinë nga vendet e treta dhe shoferi shqiptar përfunduan 200 metra në rrëpirë, poshtë rrugës nacionale.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për nxjerrjen e dy trupave që ndodhen ende në makinë.
“Në sfond duket makina e shkatërruar plotësisht. Ekspertët hetimorë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 duke u gdhirë dita e martë. Në makinë kanë qenë 8 persona, bashkë me shoferin. Makina ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kuqar, afër Këlcyrës. Automjeti i ka marrë personat pasi ata kanë hyrë në Shqipëri nga kufiri i gjelbër në zonën e Çarçovës. Grupi i klandestinëve nga vendet e treta ka ardhur nga Greqia, ku ka hyrë në Shqipëri pasi kaluan malin në zonën e Çarçovës. Pasi kaluan kufirin me këmbë kanë dalë në rrugën kryesore, ku kanë hipur në automjetin që u aksidentua. Për të shmangur kontrollet e policisë mjeti ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara. Grupet po punojnë për nxjerrjen e 2 trupave që janë ende në makinë. Bëhet fjalë për një distancë 150 deri në 200 metra nga rruga, siç e shihni mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në rrëpirë, anës Vjosës”, tha gazetari i Eurnews Albania nga vendi i ngjarjes.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












