Kosova
Intervenimi i NATO-s në Kosovë përmendet si histori suksesi në dokumentarin e Aleancës Veri-Atlantike
Pa dyshim se Aleanca Veri-Atlantike, NATO, është aleanca më e suksesshme politiko-ushtarake në botë, përcjell albinfo.ch.
NATO së fundmi ka realizuar një dokumentar rreth misionit të saj gjatë 75 vjetëve të ekzistencës.
Në këtë dokumentar thuhet se Aleanca ka arritur të përballojë sfidat, të zgjerojë rolet dhe misionin e saj.
Nga dita e themelimit në 1949 deri në përforcimin e Evropës Lindore më 2022, ky dokumentar eksploron momentet që përcaktojnë Organizatën sot përmes syve dhe përvojave personale të njerëzve që kanë parë këto momente kryesore.
Dokumentari përfshinë disa nga momentet kyçe të intervenimit të NATO-s, duke filluar me Luftën e Ftohtë kur Aleanca Veri-Atlantike pengoi me sukses Bashkimin Sovjetik nga agresioni kundër Evropës Perëndimore.
Tutje përmendet sesi në vitet 1990, NATO ndihmoi për t’i dhënë fund konflikteve etnike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe luftën në Kosovë.
“Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, urdhëroi një goditje brutale ndaj shqiptarëve në Kosovë”, është fraza me të cilën në këtë dokumentar nis shpjegimi për luftën në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO-s.
Në dokumentar përfshihet edhe deklarata e Javier Solana që në atë periudhë ishte Sekretar Gjeneral i NATO-s.
“Ne duhet të ndalojmë dhunën dhe ti japim fund një katastrofe humanitare që po ndodh tani në Kosovë”, thotë Solana.
NATO lansoj një fushatë ajrore në vitin 1999 për të ndalur krizën humanitare që po ndodhte në Kosovë.
“Intervenimi i NATO-s i dha fund konfliktit”, thuhet në dokumentarin e NATO-s ku flitet për luftën në Kosovë.
Në vitin 2024, NATO është më e madhe dhe më e fuqishme – politikisht dhe ushtarakisht, se sa ishte në vitin 1949. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndryshuar, ajo mbetet e përkushtuar ndaj qëllimit të saj thelbësor të mbrojtjes kolektive.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











