Kosova
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë
Së fundmi, Unioni i Turizmit të Kosovës ka organizuar Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2024, në të cilën po marrin pjesë mbi 300 ekspozues nga 15 shtete të botës, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë po marrin pjesë edhe ekspozues nga Malta, shtetet afrikane e Sllovenia.Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se numri i turistëve të huaj është rritur gjatë vitit të kaluar dhe sivjet.“Si union kemi rekomanduar te komunat që të bëjmë sa më shumë aktivitete që të tërheqim vizitorë ndërkombëtarë. Gjatë vitit 2023 kemi pasur mbi 28.4 për qind rritje të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë që e vizituan Kosovën. Nëse e krahasojmë janarin e këtij viti me janarin e vitit të kaluar kemi mbi 50.8 për qind rritje të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë. Tashmë Kosova nuk është vetëm një vend tranzit për Kosovën. Ta shfrytëzojmë këtë panair si një thirrje për institucionet që ta shohin si prioritet turizmin dhe ta mbështesin turizmin sepse është nja faktor i rëndësishëm edhe i punësimit”, tha ai.Për rëndësinë e këtij panairi foli edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.“Panairi sivjet premton të jetë edhe më i suksesshëm se i kaluari. Kjo për arsye se kemi një mori të profesionistëve të turizmit nga mbi 15 vende të ndryshme. Kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Malta e pjesëtarë tjerë. Ky panair shërbim si një qëllim jetik për kryeqytetin”, shtoi ai.Ndërsa zëvendësministri i Industrisë, Mentor Arifaj tha se qeveria është duke punuar për zhvillimin e këtij sektori.“Kosova gjatë tri viteve të fundit është bërë destinacion i preferuar turistik. Kur është fjala për leje qëndrimi në vitin 2023 kemi pasur një milionë e 500 mijë leje qëndrimi, ku shumica prej tyre kanë qenë vizitorë ndërkombëtarë. Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet si vend i preferuar turistik edhe atë me vlerat turistike që i ofron si: Qytetet turistike, natyrën, kuzhinën tradicionale. Kemi edhe qendrat e skijimit po ashtu. Ne si qeveri synojmë që ta zhvillojmë edhe më tej turizmin duke ofruar digjitalizim të turizmit e përmirësim të infrastrukturës si dhe duke hartuar plane tjera për zhvillim të turizmit”, tha tutje ai.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll