Kosova
Mbi 50 mijë të regjistruar nga diasporë në Kosovë
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se gjatë 10 ditëve qëkur ka nisur procesi, janë regjistruar 207 mijë e 462 qytetarë dhe mbi 50 mijë e 888 banorë jorezidentë (që jetojnë jashtë vendit), transmeton albinfo.ch.
Në prezantimin e bërë, deri më tani gjithsej 112 mijë e 390 intervista, duke shtuar se ka interesim të të gjitha grupeve etnike për të marrë pjesë në regjistrim.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, tha se edhe përkundër presionit të Listës Serbe, ka pjesëmarrje edhe nga komuniteti serb që jetojnë në veri.
“Për mospjesëmarrje në regjistrim ka pasur një thirrje publike nga komuniteti serb, nga Lista Serbe, ne kemi bërë vetë përpjekje dhe jemi në vazhdimësi duke bërë përpjekje, këto ditë që kanë kaluar kemi pjesëmarrje edhe të komunitetit serb edhe nga komunat veriore, kemi persona të regjistruar vullnetarisht, përkundër që kanë pasur disa sfida. Ne mendojmë që ditëve në vijim një pjesë e madhe e tyre do të jetë pjesë e regjistrimit, sepse jemi duke bashkëpunuar edhe me komunat, edhe me institucionet e tjera, presim. Një pjesë e komunitetit nga komunat veriore tashmë është duke u regjistruar”, ka deklaruar ai.
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.
Drejtuesit e ASK-së për çdo javë deri në përfundim do të mbajnë konferencë për media për të njoftuar rreth ecurisë së këtij procesi.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit













