Kosova
Filloi edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës
Akademia Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur edicionin e parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës, transmeton albinfo.ch.
Mirëpritjes së gjeneratës së parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës iu bashkua kryeministri i vendit, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendësministrja Liza Gashi si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet vendore e ndërkombëtare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Kurti derisa ka vlerësuar rolin e diasporës në zhvillimin e vendit dhe diplomacinë e shtetit, ai theksoi se është e pamundur të flasësh për historinë e vendit tonë pa përfshirë dhe diasporën. “Në shumë mënyra, diaspora jonë përfaqëson një tejzgjatje të natyrshme të komuniteteve tona përreth botës. Është një diasporë e lidhur shumë me vendlindjen e tyre”, tha kryeministri Kurti.
Sipas kryeministrit Kurti, synimi i kësaj shkolle është që të nxjerrë në dritë më shumë njohuri se si ne të gjithë mund të përmirësojmë angazhimin e diasporës, si në kontekstin e zhvillimit të vendeve tona përkatëse, ashtu edhe për të eksploruar dhe shqyrtuar risitë se si mund të funksionojë angazhimi i diasporës në forcimin e lidhjeve mes vendeve tona.
Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë kësaj ceremonie theksoi se nga këtu fillon një rrugëtim i rëndësishëm për Kosovën për vitet e ardhshme, për të treguar rëndësinë që luan diaspora në diplomaci. “Rëndësia e kësaj shkolle qëndron tek roli i saj si një platformë bashkëpunuese, në të cilën integrojmë pjesë të diasporës”. Ministrja Gërvalla tha se pjesëmarrësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi të ndajnë përvojat e tyre duke na lidhur dhe përafruar me tema të ndryshme nga mbarë bota, duke eksploruar se si mund të rrisim fuqinë e diasporës për marrëdhënie më të mira diplomatike dhe zhvillim kombëtar.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, prezantoi qëllimin dhe programin e shkollës. Ajo tha se programi i Shkollës për Diplomaci të Diasporës është hartuar me qëllim të kultivimit dhe mbështetjes së krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës, si një tematikë që ka filluar të marrë më shumë vëmendje në politikat qendrore në mbarë botën.
Në mbyllje të ceremonisë, para të pranishmëve fjalë rasti ka mbajtur edhe Martin Russell, Drejtor Ekzekutiv i Global Diaspora Insights, i cili e ka vlerësuar si iniciativë shumë të rëndësishme Shkollën për Diplomaci të Diasporës, derisa ka thënë se roli që luan diplomacia e diasporës ka një impakt shumë të rëndësishëm për shtetin që ka filluar të marrë më shumë vëmendje në politikat qendrore në mbarë botën.
Diplomatë prej më shumë se 30 shtete të botës iu bashkuan edicionit të sivjetmë të organizuar nga Akademia Diplomatike. Programi i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, i cili do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, është hartuar me qëllim të kultivimit dhe mbështetjes së krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll