Kosova
Një udhëtari nga Kosova i keqësohet gjendja në kufirin Kroaci – Serbi
Niset për në spitalin e Beogradit (VIDEO)
Një udhëtari të Kosovës që ishte duke dashur të udhëtojë për në Serbi i është përkeqësuar gjendja në kufirin Kroaci – Serbi, pas disa orë pritje, përcjell albinfo.ch.
Këtë informacion e ka konfirmuar një nga udhëtaret, Imrane Raka, që ishte në autobus me të.
“Nuk e di se çka pati. Ishte një udhëtar, ia dhanë ndihmën e parë këtu dhe nuk dimë më shumë për të, e kanë dërguar për në Beograd”, tha ajo.
Më tej, Raka tha se në kufirin Kroaci – Serbi janë duke pritur që nga ora 06:30 e mëngjesit, ndërsa tha se ka udhëtarë nga Kosova, të cilët po presin prej orës 22:00.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ku tha se pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet e Kosovës janë njoftuar që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë nga Kosova janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.
MPJ-ja tha se për këtë janë njoftuar edhe vendet e QUINT-it, institucionet e BE-së.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












