Kosova
Pas rigjykimit, dënohet me 35 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes
Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim e ka dënuar me 35 vjet burgim Izet Godenin, për vrasjen e bashkëshortes me sëpatë, përcjell albinfo.ch.
Aktgjykimi ndaj Godenit u shpall të mërkurën nga gjykatësi Naser Foniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ky aktgjykim u shpall në mungesë të të akuzuarit, edhe pse zyrtarët policorë thanë se i akuzuari gjendet në Pallat.
Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Godeni mbetet në paraburgim deri në plotfuqishmëri të vendimit.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me 25 vjet burgim Godenin për shkak të veprës penale vrasje e rëndë.
Por, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2023 e kishte kthyer çështjen në rigjykim me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i përfshirë në shkelje esenciale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Konkretisht, në vendimin e Apelit thuhet se mbrojtësja e të akuzuarit Godeni, avokatja Myrvete Hashani, nuk ka qenë e pajtimit për pranimin e veprës penale nga i akuzuari dhe se klienti i saj nuk është konsultuar mjaftueshëm lidhur me pranimin e fajësisë. Andaj, sipas Apelit, pranimi i fajësisë nga i akuzuari Godeni është bërë jashtë normave ligjore dhe se nuk është mbështetur në të gjitha faktet dhe çështjet që përmban aktakuza.
Sipas aktakuzës, thuhet se më 25 nëntor 2022, rreth orës 4:00, në mënyrë mizore Izet Godeni me sëpatë kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij S.G.
Andaj, me këto veprime Izet Godeni ngarkohej për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga nenin 173, paragrafi 1, pika 1.3 dhe 1.4 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












