Kosova
Në Pejë varroset Gjyljeta Ukella, që u vra nga bashkëshorti i saj
Kundër vrasjes së 41 vjeçares Gjyljeta Ukellës, sot në mesditë shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar në sheshin kryesor të Pejës
Në varrezat e qytetit të Pejës është varrosur Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra të martën nga bashkëshorti i saj.
“Për ne rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin, e sidomos në shtetin e as në kombin tone, në Kosovë , Shqipëri e më gjerë. Ju faleminderit juve kaq është prej neve nuk dijmë kurgjë më tepër për rastin. Ju faleminderit shumë, ju falënderoj edhe ju media për punën dhe që po na ndihmoni, për krejt”, tha Shpat Ukella, vëlla i Gjyljetës.
Vrasjen e Gjyljetës e kanë dënuar rëndë edhe familjarët e bashkëshortit të saj, transmeton albinfo.ch.
“Nuk ka fjalë që mund ta arsyetojë veprën e tij, por do të doja që t’i shprehu ngushëllimet së pari nënës, vëllait, motrave të saj e t’ju themi se dhimbja është e njëjtë edhe për ne, ndajmë dhimbjen me ta, dhe Gjyljeta s’ka qenë për ne vetëm nusja e nipit por ka qenë edhe bijë e jona, të tillë e krijoi ajo realitetin te ne. La një boshëllek të madh edhe për ne. Shpreh ngushëllimet në emër të familjes sonë edhe pse vepra e tij ishte shumë shumë e rendë, por shimbja është e madhe, shumë e madhe”, tha Rona Haskaj, familjare e bashkëshortit të së ndjerës.
Kundër vrasjes së 41 vjeçares Gjyljeta Ukellës, sot në mesditë shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar në sheshin kryesor të Pejës.
“Mosndëshkimi i rasteve tragjike të dhunës është i papranueshëm, prandaj është koha e fundit që t’i themi stop kësaj dukurie të shëmtuar”, thanë ndër të tjera organizatorët e këtij marshi protestues.
E ndjera u vra mëngjesin e së martës brenda banesës nga burri i saj, Edmond Lajqi me të cilin kishte tre fëmijë.
I dyshuari është vetëdorëzuar. Atij aktualisht i është caktuar një muaj paraburgim për veprën e kryer ai mund të dënohet minimumi me 10 vjet burgim, ose burgim të përjetshëm.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane













