Kosova
Protestë e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-së dhe BE-së
Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë, përcjell albinfo.ch.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Më pas ka reaguar edhe ambasada e BE-së në Tiranë, duke dënuar gjithashtu dhunën.
“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së Bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagimin e BE-së.
Kjo nuk është hera e parë që opozita, pjesa e Rithemelimit, ka protestuar në derën e Bashkisë. Ky aksion i tyre ka nisur pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












