Kosova
Pse mungoi Albin Kurti në tubimin e VLEN-it në Berlin?
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë marrë pjesë në një tubim elektoral mbrëmë në Berlin. Ditë më parë ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Kurtit, si një nga folësit kryesor, por dje ‘posterët elektronikë” të VLEN në rrjetet sociale janë shfaqur pa Kurtin, pa u dhënë ndonjë shpjegim, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, mungesën e Kurtit atje e ka adresuar njëri nga partnerët e koalicionit opozitar Bilall Kasami.
Ai ka thënë se shkuarja e Albin Kurtit u pamundësua, por jo edhe e Albulena Haxhiut. Kasami ka hedhur akuza në adresë të oponentëve duke aluduar se udhëtimi i Kurtit u anulua me një telefonatë nga “miqtë e tyre që gjenden në Beograd”.
“Edhe sot kur në Maqedoni duhet të ndodhë ndryshimi, ndodhi nje telefonatë e tillë, dhe fatkeqësisht për zhvillimet që ndodhin, manovrat më të mëdha që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, ia pamundësuan Albinit të Vetëvendosjes që të jetë këtu, por nuk ia pamundësuan Albulenës së Vetëvendosjes”, tha Kasami.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












