Kosova
BE-ja shpreh keqardhjen që serbët e Kosovës në veri humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Tashmë dihet se të dielën e 21 prillit dështoi procesi i votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Serbët lokalë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, bojkotuar procesin, duke iu bindur kështu thirrjeve të bëra nga Lista Serbe.
Shqetësim për dështimin e këtij procesi ka shprehur Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se kjo situatë nuk i kontribuon normalizimit të raporteve.
“BE-ja shpreh keqardhjen që serbët e Kosovës në veri humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Stano.
Ai tutje ka shtuar se më 12 dhjetor 2023, Këshilli bëri thirrje që zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt dhe serbët e Kosovës të marrin pjesë aktive, pa asnjë parakusht.
“Kosova ka ofruar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja lokale përmes votimit për largimin e kryetarëve të komunave. Edhe pse organizimi i votimit të tërheqjes nuk ishte i lirë nga sfidat (duke përfshirë risitë si instalimi i kamerave të sigurisë), megjithatë procesi lejoi organizimin e votimit të tërheqjes”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE-së më tej shtoi se vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veri për t’u tërhequr nga procesi dhe për të bërë thirrje për bojkot rezultoi në një sërë vështirësish, duke përfshirë krijimin e disa komisioneve të qendrave të votimit pa asnjë anëtar serb të Kosovës.
“Po ashtu, vendimi i drejtorëve të shkollave me plan program serb në veri të Kosovës për të mos lejuar përdorimin e shkollave si vendvotime, disa ditë para ditës së votimit, ka krijuar sfida serioze për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo gjithashtu pengoi qasjen e qytetarëve në informacione të sakta për vendndodhjet e reja të vendvotimeve”, u shpreh Stano.
Si pasojë e dështimit të procesit të 21 prillit, kryetarët shqiptarë e kanë siguruar edhe një vit në krye të komunave, pasi një proces i njëjtë nuk do të mund të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm.
Udhëheqësit shtetërorë të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje për mosshfrytëzim të së drejtës së votës në veri. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?











