Kosova
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku janë liruar sot nga akuza për krime lufte. Kjo u bë e ditur gjatë një seance të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Selimi dhe Demaku janë liruar në mungesë të provave.
Trupi Gjykues gjatë leximit të vendimit tha se s’kanë arritur t’i vërtetojnë pretendimet e Prokurorisë dhe në mungesë të provave, i ka liruar nga aktakuza.
“Të akuzuarit janë liruar nga akuza pasi nuk është vërtetuar nga gjykata se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar nga PSRK”, tha Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore.
Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj 15 të pandehurve, por që me aktvendim aktakuza është ndarë në dy akuza, “Drenica 1″, ku bëjnë pjesë Selimi dhe Dermaku dhe “Drenica 2”.
Ata akuzoheshin me pretendimet e Prokurorisë Speciale se si pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime lufte kundër popullatës civile, duke cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga lagjja Shipol e Mitrovicës.
Sylejman Selimi ishte dënuar për rastin “Drenica 2” nga Gjykata e Mitrovicës më 27.05.2015 me 8 vjet burgim. Apeli e kishte zbutur dënimin në 7 vjet. Kurse në rastin “Drenica 1” ishte dënuar me 6 vjet dhe rasti është kthyer në rigjykim dhe po gjykohet në Gjykatën e Prishtinës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024... -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz














